Argjentina ka pezulluar të gjitha fluturimet nga Brazili, Kili dhe Meksika për shkak të rritjes së rasteve me Covid, sipas një njoftimi nga agjencia shtetërore e lajmeve Telam.
Të gjithë udhëtarët do të duhet të testohen për Covid-19 përpara se të udhëtojnë për në Argjentinë. Ata do të testohen përsëri pas mbërritjes dhe përsëri shtatë ditë pas hyrjes në vend, sipas autoriteteve argjentinase.
Në rast të një rezultati pozitiv të testit, pacienti do të izolohet. Të gjitha shpenzimet e testimit dhe karantinimit janë përgjegjësi e udhëtarit. Të gjithë personat që do të kthehen nga jashtë, do të izolohen për 10 ditë.
Argjentina tashmë kishte pezulluar fluturimet hyrëse nga Mbretëria e Bashkuar./abcnews.al