Rritja e rasteve me Covid-19, Turqia vendos një bllokim total

schedule15:28 - 27 Prill, 2021

schedule 15:28 - 27 Prill, 2021

Turqia do të vendosë masa të reja duke filluar nga e enjtja në mbrëmje, për të frenuar përhapjen e epidemisë  pas rritjes në rasteve. Turqia regjistroi më shumë se 37 000 raste të reja COVID-19 dhe 353 viktima në 24 orët e fundit.

Të gjithë dyqanet dhe bizneset që konsiderohen jothelbësore do të mbyllen, gjithashtu do të ndalohet udhëtimi midis provincave. Turqia tashmë kishte marrë masa të ashpra  që synonin kufizimin e përhapjes së virusit më 13 prill, ditën e parë të Ramazanit.

Bllokimi i ri do të fillojë më 29 prill në mbrëmje dhe do të mbetet në fuqi deri më 17 maj në mëngjes./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!