Rritja e rasteve me Covid-19, Macron pranon dështimin e fushatës së vaksinimit

schedule12:23 - 25 Mars, 2021

schedule 12:23 - 25 Mars, 2021

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dështimet në fushatën e vaksinimit në vend dhe u zotua të përshpejtojë vaksinimin, disa ditë pasi qeveria u detyrua të vendoste kufizime të reja për të përmbajtur një valë të Covid-19 që ka përfshirë vendin.

“Mendoj se duhet të jetë një mësim për të gjithë ne. Kemi gabuar që nuk kemi pasur ambicie, amerikanët kishin më shumë ambicie se ne, “tha ai në një intervistë.

Të martën, presidenti francez deklaroi fushatën e vaksinimit një “përparësi kombëtare”.

9.3% e popullsisë së përgjithshme franceze janë vaksinuar. Javën e kaluar, Kryeministri francez Jean Castex njoftoi kufizime të reja të koronavirusit në 16 rajone, përfshirë zonat më të mëdha të Parisit dhe Nices, ndërsa vendi përpiqet të përmbajë një valë të tretë të infeksioneve.

Takimet me më shumë se gjashtë persona janë tani të paligjshme në Francë, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar shpërthimin e Covid-19.

Masat e reja, të cilat hynë në fuqi të premten në mesnatë, do të zgjasin të paktën katër javë por janë më pak kufizuese sesa  masat e vendosura në mars dhe nëntor  të vitit të kaluar./abcnews.al