Filadelfia ka rikthyer sërish mbajtjen e maskës me detyrim në ambjentet e mbyllura pas rritjes së rasteve me Covid-19. Ky është qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që rivendos në fuqi masën, për ambjentet e mbyllura, përfshirë shkolla, sipërmarrje, restorante dhe ndërtesa qeveritare, sipas Fox29.
Rastet me covid në Filadelfia janë dyfishuar në një javë dhe për shtatë ditë rradhazi mesatarja ditore është 142 raste të reja. Në nivel kombëtar, rastet po regjistrojnë një tendencë në ngritje në më shumë se gjysmën e SHBA, dhe pse numri mbetet i ulët.
Me një mesatare prej 34 mijë rastesh të reja në ditë, mesatarja ditore në të gjithë vendin mbetet një nga më të ulëtat që nga korriku i një viti më parë. Në Nju Jork autoritetet shëndetësore kanë ngritur nivelin e alramit për shkak të infektimeve të reja kryesisht me nën variantin e Omicron.
Njujorkezëve i është këshilluar që të përdorin maskat, dhe ata që janë kthyer nga pushimet e pashkëve që kanë kaluar jashtë vendit të testohen.
/abcnews.al