Rritja e rasteve me Covid-19, disa vende pezullojnë udhëtimet me Indinë

schedule14:01 - 27 Prill, 2021

schedule 14:01 - 27 Prill, 2021

Për shkak të rritjes alarmante të rasteve me Covid-19, shumica e vendeve kanë  pezulluar fluturimet me Indinë. Të fundit që i janë shtuar listës janë Spanja dhe Filipinet.

Spanja do të vendosë karantinë për të gjithë udhëtarët nga India, tha të martën zëdhënësi i qeverisë Maria Jesus Montero. Filipinet do të pezullojnë fluturimet nga India për të parandaluar përhapjen e një varianti të ri që është përhapur kudo në  Azinë Jugore.

Udhëtarët që vijnë nga India nuk do të lejohen të udhëtojnë në Filipine nga data 29 Prill deri më 14 Maj, tha zëdhënësi presidencial Harry Roque. Kamboxhia gjithashtu njoftoi se do të ndalonte udhëtimet.

India ka regjistruar 17,636,307 raste dhe  197,894 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!