Koreja e Jugut ka vendosur masa të reja në pjesën më të madhe të vendit, në një përpjekje për të eliminuar përhapjen e virusit. Vendi regjistroi 1,615 raste në 24 orë.
Kryeministri Kim Jong-un njoftoi se nga e enjtja qeveria do të vendosë rregulla më të rrepta të distancës sociale në pothuajse të gjithë vendin, me përjashtim të disa zonave jugore. Rritja e rasteve ishte për shkak të variantit Delta, i cili përbënte 30.7% të të gjitha rasteve të reja nga data 4 në 10 korrik dhe pothuajse 70% të llojeve më ngjitës, sipas KDCA.
Vala e re e koronavirusit ka shkaktuar më pak raste me simptoma të rënda dhe viktima në krahasim me valët e mëparshme, pasi shumica e të moshuarve dhe personave më të rrezikuar janë vaksinuar kundër Covid.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 171.911, ndërsa numri i viktimave në 2.048. Vetëm 30.6% të popullsisë prej 52 milion banorësh ka marrë të paktën një dozë të një vaksinë, krahasuar me më shumë se 60% në shumë vende të tjera si Britania dhe Singapori./abcnews.al