“Rritja e pensionit, detyrim”, Gjergji Gjika: I kemi të gjitha mundësitë që ta çojmë sa rroga minimale

schedule22:10 - 20 Mars, 2024

schedule 22:10 - 20 Mars, 2024

Sipërmarrësi Gjergji Gjika thotë se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që t’i rrisë pensionet sa rroga minimale. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, teksa po diskutohej për problemet e pensionistëve, Gjika tha gjithashtu se qeveria duhet të japë 13 pensione në vit si edhe të sigurojë ilaçet falas për ta.

“Shqipëria sot i ka të gjitha mundësitë financiare që pensionistët të kenë pension sa rroga minimale, të marrin 13 pensione në vit dhe ilaçet t’i kenë falas. të gjitha këto prona që po shiten dhe jepen me koncesione, janë bërë me punë vullnetare nga ata që sot janë ose në pension ose dalin në pension. Në këtë kuadër, nëse këtu vazhdojnë dhe thonë do ta rrisim me 10 apo 15 përqind pensionin, këto janë të gjitha humore.”, u shpreh sipërmarrësi.

Eksperti i ekonomisë, Artan Gjergji thotë se skemat shtetërore për pensionet në të gjithë botën janë deficitare ndërsa renditi edhe disa arsye. Por ai shton se në vendin tonë, përtej këtyre faktorëve si në botë, ka ndikuar edhe politika.

“Të gjitha skemat shtetërore në mbarë botën janë deficitare për shumë arsye. Janë një shumë arsye por vijmë edhe tek korrupsioni. E para, kemi plakjen e popullsisë. Numri i pensionistëve vijon të rritet sepse zgjatet jetëgjatësia. Nga ana tjetër, plakja e popullisë do të thotë më pak kontribute, pra hyjnë më pak lekë dhe dalin më shumë nga skema. Kemi evazionin fiskal, ku pjesa më e madhe e kontribuuesve të rinj, tentojnë ta shmangin. E treta, është mjekësia. Pra është zgjatur mosha mesatare. Kjo janë komponentët kryersore pse skema shtetërore është deficitare, pra shpenzon më shumë për pensionistët. Në Shqipëri është mesele më vete. Pse? Tek ne, përveç kësaj problematike ndërkombëtare, ka futur duart politika pa fund. Ka futur duart disa herë për shtresa të caktuara, të gjithë e zgjerojnë akoma më shumë deficitin. Sa do vazhdojmë me këtë ‘kancer’ pa fund? A do kemi ne pensione kur të dalim? Skema ka rënë.“, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!