Rritja e pagave, presion mbi privatët? Jaka: Rritja në administratë, sinjal dhe për ne

schedule14:17 - 29 Maj, 2023

schedule 14:17 - 29 Maj, 2023

Rritja e pagave për mbi 130 mijë persona që punojnë në administratë do të jetë një shtysë edhe për rishikimin e pagave në Privat.

Kreu i dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka thekson se biznesi privat paguan më shumë aktualisht por përsëri ata do detyrohen që të rrisin pagat.

Jaka thotë se rritja e pagave në privat është një domosdoshmëri në rrugën drejt BE.

Mungesën efuqisë punëtore e lidh më së tepërmi me mospërputhjen e kërkesave të tregut.

Qeveria ka ndërmarë një sërë masash edhe për të nxitur pagat në sektorë të ndryshëm privat.

Në sektorin e ndërtimit është paralajmëruar se kompanitë nuk do përfitojnë nga tenderat publikë nëse i gjenden punonjës me pagë më të ulët se 40 mijë lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!