Rritja e pagave për mësuesit, ministrja e Arsimit: Sakrifica e tyre ndërton të ardhmen e vendit

schedule20:27 - 6 Tetor, 2020

schedule 20:27 - 6 Tetor, 2020

Kryeministri Rama njoftoi sot se nga 1 janari i vitit të ardhshëm pagat e mjekëve do të rriten me 40% ndërsa ato të mësuesve të arsimit parauniversitar me 15%. Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cilëson këtë rritje për mësuesit si një dëshmi reale të mbështetjes ndaj kësaj kategorie.

Rritja prej 15% e pagës së arsimtarëve duke filluar nga 1 janari i vitit që vjen është dëshmi reale e mbështetjes së qeverisë shqiptare ndaj kësaj kategorie vitale të shoqërisë, falë sakrificës e përkushtimit të të cilëve përmirësohet gjithmonë e tashmja dhe ndërtohet e ardhmja” shkruan ajo në Facebook. db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!