Rritja e pagave për gjyqtarët, kryetarja e Kushtetueses: Kërkesën e bëmë ne në Kuvend, jo qeveria

schedule10:43 - 5 Shkurt, 2024

schedule 10:43 - 5 Shkurt, 2024

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një dalje për mediat foli edhe për rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Ajo u shpreh se kërkesa për rishikimin e pagave u bë nga vetë Gjykata Kushtetuese në Kuvend, e jo nga qeveria. Sakaq ajo theksoi që në shkresën e nisur në Kuvend, nuk përcaktohet shumë, por vetëm kërkesa për rishikim.

Kur u rritën pagat e institucioneve e Kushtetuesja i bëri një propozim Parlamentit. Nuk e bëri qeveria. E ndërmorëm ne nismën dhe çuam një projekt. Kërkuam që paga e gjyqtarëve të rishihet. Donim të korrigjonim hierarkinë e sistemin e drejtësisë. Në përfaqësojmë institucionin më të lartë. Qëllimi ishte të rivendosjes ai parim i prishur gjatë reformës në drejtësi. Ne nuk përcaktuam shumë, nuk caktuam as shumën. Unë mund t’ju vë në dispozicion dhe letrën që në i jemi drejtuar Kuvendit, e jo qeverisë. Shifrat janë të nxjerra nga qeveria në bazë se kush janë funksionarët më të lartë të drejtësisë së paguar. Rroga e gjyqtarit Kushtetues është rreth 390 mijë lekë të reja bruto. Duhet të ketë ikur koha kur gjyqtari të jetë i intimiduar për të kërkuar pagën, jo vetëm në kuptimin e shumës, por të funksionit që ka. Paga është dinjitet në bazë dhe të nivelit.“, u shpreh Zaçaj.

/abcnews.al