Në seancën e sotme plenare ka pasur debat në lidhje me rritjen e pagës për ministrat dhe deputetët, ku kryeministri Edi Rama në fjalën e tij është shprehur se rritja duhet të bëhet pas prillit të 2024.
Gjithashtu me Ramën është bashkuar edhe Sali Berisha, po deputetët nga të dy palët kanë theksuar se pavarësisht këtij vendimi ato do të votojnë rritjen e pagës për deputetet dhe ministrat.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC News, se sipas informacioneve është ngritur një grup pune në PS-së të cilët pritet që të hartojnë një amendament që sot të miratohet sot rritja e pagës dhe në fuqi të futet vitin tjetër.
Ndërkohë pritet për tu parë se çfarë do të ndodhë në votimin e pasdites./abcnews.al