“Rritja e Pagave në privat”, Pashaj: Reforma do të sjellë kundërpërgjigje për tregun, reagimi jo i menjëhershëm

schedule14:39 - 29 Maj, 2023

schedule 14:39 - 29 Maj, 2023

Rritja e pagave është një ndër çështjet më të diskutuara së fundmi në vendin tonë. Ekspeti i punësimit Erald Pashaj i ftuar në “Sheshi i Dollarit”, ka komentuar situatën me të cilën mund të përballet vendi ynë përsa i përket rritjes së pagave në sektorin privat.

Pashaj është shprehur se kjo rritje pagash ka sjellë sërish një prishje të balancave përsa i përket kufirit të pagesave të punonjësve e cila dukej se po shkonte drejt një qëndrueshmërie në muajin qershor.

“Është herët për të folur, por çdo ligj ekonomik thotë rritje e një sektori të caktuar do të sjellë dhe rritjen e sektorëve të tjerë. Sektori publik do të ketë një rritje page dhe kjo do pak kohë pasi deri në momentin kur njerëzit të reagojnë dhe atëherë nis edhe kundërpërgjigja. Sektori privat do të reagojë në një formë të pacaktuar, që mund të jetë edhe kokëfortë. Për shembull në Gjermani kur një fabrikë e madhe nisi rritjen e pagës, filloi që të rritej dhe paga e berberëve. Me rritjen e pagave do të nisë një rritje e çmimeve dhe një pjesë e madhe e njerëzve do të pësojë zhgënjim, dhe pritet që të sjellë edhe reagimin e tyre. Tregu është në dinamizëm të vazhdueshëm që prisja të ndalonte në qershor por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi me rritjen e pagave do të kemi një tjetër lëvizje në treg.  Pagat në ndërtim kanë lëvizur shumë, u një punëtor i thjesht gipsi sot paguhet me 50 mijë lekë të vjetra dita, por fasoneria do e ketë shumë të vështirë në një treg me rritjen e pagave, pasi fuqia punëtore është kryesore për këtë industri”, ka thënë ai.

Ndër të tjera eksperti i punësimit ka theksuar se rritja e pagave do të bëjë që në disa sektorë të ketë mungesë punonjësish dhe profesionistësh për shkak të buxhetit që ato kanë në dispozicion.

Fasoneritë më të mira do të tërheqin dhe punonjësit më të mirë dhe një fasoneri tjetër që nuk e ka këtë mundësi do të ketë problem me fuqinë punëtore. Nën 45 mijë lekë të reja neto në këtë periudhë e ke të vështirë që të gjesh punonjës. Për këtë shërben një minievazion. Ku një pjesë të rrogës ja japin në bankë dhe pjesën tjetër ja japin kesh. Por zgjidhja është e vështirë në këtë aspekt se nuk është kjo punë me bindje, por çështja është sa do të ketë mundësi ekonomia jonë që ta mbajë këtë rritje page. Disa do të dalin nga loja, pasi mund të falimentojnë”, është shprehur ai. /abcnews.al