Rritja e numrit të vetëvrasjeve gjatë pandemisë, Japoni cakton ministër për Vetminë

schedule13:13 - 23 Shkurt, 2021

schedule 13:13 - 23 Shkurt, 2021

Japonia ka emëruar ministrin e saj të parë për Vetminë këtë muaj pasi niveli i vetëvrasjeve në vend u rrit për herë të parë në 11 vjet gjatë pandemisë së Covid-19. Tetsushi Sakamoto e mori pozicionin e sapo krijuar në 12 Shkurt.

Në konferencën e tij përuruese të shtypit, Sakamoto tha se kryeministri Yoshihide Suga e emëroi atë për të adresuar çështjet kombëtare “përfshirë çështjen e rritjes së shkallës së vetëvrasjes së grave gjatë pandemisë”.

“Suga më udhëzoi të shqyrtoj çështjen dhe të paraqes një strategji gjithëpërfshirëse, duke u koordinuar me ministrinë përkatëse,” shtoi Sakamoto, raporton CNN, përcjell abcnews.al

“Shpresoj të kryej aktivitete për të parandaluar vetminë dhe izolimin shoqëror dhe për të mbrojtur lidhjet mes njerëzve.”

Qeveria Japoneze krijoi gjithashtu një “zyrë kundërmasash izolimi / vetmie” brenda kabinetit më 19 shkurt për çështje të tilla si vetëvrasja dhe varfëria e fëmijëve, të cilat janë rritur gjatë pandemisë.

Japonia deri më tani ka regjistruar më shumë se 426,000 raste me Covid-19 dhe 7,577 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins. Ndërsa, numri i vaksinave të bëra është mbi 5 mijë doza. sb/abcnews.al/