Rritja e numrit të rasteve ditore me Covid, Mal i Zi shtrëngon masat kufizuese

schedule13:05 - 28 Shtator, 2020

schedule 13:05 - 28 Shtator, 2020

Mali i Zi për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja me Covid, ka vendosur masa shtesë kufizuese në disa qytete, duke filluar nga orët e mesnatës së të dielës.

Mediat bëjnë me dije se masa të rrepta epidemiologjike, parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.

Ndërkohë në 24 orët e fundit 116 raste të reja janë konfirmuar me Covidduke e çuar në 3 699 numrin e rasteve aktive me Covid në Malin e Zi, mes të cilëve 158 kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!