Rritja e numrit të fëmijëve të prekur nga virozat, ministrja Koçiu: Urgjenca Pediatrike dhe 4 qendra të tjera në shërbim 24 orë edhe në fundjavë

schedule10:35 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 10:35 - 13 Dhjetor, 2023

Si pasojë e rritjes së numrit të fëmijëve të prekur nga virozat, në Spitalin Pediatrik pranë QSUNT-s gjatë ditëve të fundit, njoftohet se qendra shëndetësore në Tiranë do të jetë në shërbim 24 orë edhe gjatë fundjavës për urgjencat pediatrike.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një reagim në Facebook, thekson se shërbimi 24/7 për fëmijët do të ofrohet në Qendrën shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut; Qendrën shëndetësore nr. 8 në sheshin Ëilson pranë ish-Bllokut; Qendrën shëndetësore nr. 7 në Laprakë dhe Qendrën shëndetësore nr. 6 Kombinat.

“Prindër të dashur, për të lehtësuar fluksin e shtuar dhe reduktuar kohën e pritjes në urgjencën e Spitalit Pediatrik pranë QSUNT, gjatë ditëve të fundit, e sidomos gjatë fundjavës e orareve të natës, si pasojë e rritjes së numrit të të vegjëlve të prekur nga virozat e stinës, kemi marrë të gjitha masat që Qendra Shëndetësore në Tiranë të jenë në shërbimin tuaj 24/7, pra edhe gjatë fundjavës, për urgjencat pediatrike”, thuhet më tej në reagim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!