Rritja e infektimeve, epidemiologu: Mund të vij nga “Delta”, por kush është lajmi i mirë

schedule16:36 - 23 Korrik, 2021

schedule 16:36 - 23 Korrik, 2021

“Delta” po fiton terren pikërisht për mënyrën sesi shfaqet. Në Shqipëri nuk është konfirmuar zyrtarisht, por epidemiologu Ilir Alimehmeti mendon se rritja e të infektuarve ka ardhur për shkak të variantit Indian të Covid 19.

“Elementi kryesor është i qartë varianti Delta. Dhe nga krahu tjetër se simptomat janë të lehta dhe nuk e vënë re” tha Alimehmeti.

Ndryshe nga më parë  shtimi i të infektuarve nuk po shoqërohet me rritje të atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor.  Për këtë mjeku mendon se ka disa arsye.

“Vaksinimet kanë ecur dhe ka një ndarje të kurbës së rasteve të reja. Të vaksinuar kanë klinikë të lehtë. Të pa vaksinuarit janë të rinjtë dhe e kalojnë më lehtë dhe kjo tendencë ka shkëputje më të madhe. Na bën të shpresojmë për mirë”

Ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë më pak gjasa të riinfektohen nga varianti “Delta” apo të bëjnë forma të rënda të sëmundjes.  Një tjetër studim vjen nga India, shteti nga u përhap mutacioni I ri.

“Një publikim indian, në këto 8 muaj infektimi i mëparshëm ka 97.7 dhe mbron dhe infektimi i mëparshëm mbron shumë deri në 100% për format e rënda”

Ndonëse ditët e fundit të prekurit nga covid 19 po njohin rritje Shqipëria vijon të ketë incidencën më të ulët ndër shtetet europiane. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!