Gjatë viteve të fundit, është vënë re një rritje e dhunës verbale, bullizmit dhe të gjitha llojeve të kërcënimit. Ofendimet ndaj njerëzve janë rritur ndjeshëm, duke përfshirë kërcënimet deri në vdekje që shpesh shkojnë deri në dhunë fizike. Në fund të fundit, kufiri midis dhunës verbale dhe asaj fizike është shumë i hollë.
Por lind pyetja, si shoqëria ka arritur deri në këtë pikë sa ti dëshirojë vdekjen dikujt? Psikologët thonë se rritja e dhunës verbale dhe përshkallëzimi i kërcënimeve gjatë viteve të fundit është një fenomen empirik dhe nuk ka të dhëna që të mund të japin disa vlerësime për shkaqet e problemit.
“Përdoruesit e mediave sociale mendojnë se sjellja e tyre nuk ka pasoja”
Angeliki Kardara, Doktoreshë e Departamentit të Komunikimit dhe Masmedias në EKPA, Filologe, bashkëpunëtore e Qendrës për Studimin e Krimit dhe shefe e Crime & Media Lab, tha se çështja ishte serioze dhe kishte nevojë për “shqyrtim të thellë”:
“Fenomeni që mund ta përkufizojmë si ‘dhunë verbale nëpërmjet internetit’, padyshim që duhet të na shqetësojë dhe të shqyrtohet edhe më shumë sepse merr përmasa dhe shtrirje serioze, në fakt është një çështje që është objekt diskutimi nga shkencëtarët e rinj.
Ky është një fenomen multifaktorial, për mendimin tim, që ka rrënjë të thella. Së pari duhet të kemi parasysh kontekstin në të cilin fenomeni po evoluon. Interneti është një mjedis i gjerë, kryesisht imagjinar i realitetit, dhe si rezultat përdoruesit nuk mendojnë se janë të kufizuar nga kufijtë dhe se sjellja e tyre nuk ka pasoja.
“Interneti bazohet kryesisht në konceptin e vetë-rregullimit, ndaj edhe sjelljet që hasim në të janë të shumta dhe të ndryshme.”
Imitimi dhe fanatizmi
Është e ditur në fakt nga përdoruesit e mediave sociale, në veçanti, se kushtet që mbizotërojnë në hapësirën kibernetike janë shumë të polarizuara. Kardara shpjegon se vetë mediat sociale kultivojnë terren për imitim dhe fanatizëm. Ka persona që mund të imitojnë edhe për qëllime të mira, të komentosh për një çështje apo një person dhe të përfundosh “fanatik” përmes këtij shkëmbimi të pafund komentesh në rrjetet sociale.
Gjithashtu nuk duhet të anashkalojmë faktin se në shumë raste kultivimi i fanatizmit mund të motivohet edhe duke i shërbyer qëllimeve specifike. Ndaj këtu duhet të kemi kujdes që të mos biem në kurth në një lojë të “ndërtuar” nga të tjerët dhe të përfundojmë duke humbur thelbin e situatave”, raporton abcnews.al
“Të largosh ndjenjat negative”
Mediat sociale dhe interneti shihen si një “vend’ ku mund të shpëtojmë nga problemet që pushtojnë përdoruesit në jetën e tyre reale. Fenomeni nxjerr në pah një patogjenezë më të gjerë sociale dhe mungesë edukimi. Por ne duhet të mbrohemi nga kjo dhe ta kufizojmë atë. Është çështje edukimi dhe më e rëndësishmja është që fëmijët tanë të kopjojnë sjelljet, ndaj duhet së pari të përmirësojmë sjelljen tonë dhe të japim një shembull pozitiv për të rinjtë .”
Si përfundim, të mos harrojmë se zgjedhjet tona verbale zbulojnë elementë të personalitetit tonë. Fjalët mund të dëmtojnë dikë në mënyrë të pariparueshme. “Fytyra” e dhunës verbale është aq e ashpër sa forma të tjera të dhunës.
Nga politikanët te mësuesit: Askush nuk u shpëton mallkimeve
Në një artikull të gjerë, The Guardian analizoi gjetjet e hulumtimit mbi tendencat në rritje të këtij fenomeni të rrezikshëm. Që nga momenti kur dikush është pjesë e jetës publike, ai do të ketë kërcënime të vazhdueshme për jetën e tij apo familjarët. Qoftë ai politikan apo mësues shkolle. Mediat sociale janë një fushë e jetës publike. Dhe në momentin që je një “figurë publike” mund të bëhesh pjesë e dhunës verbale dhe bullizmit kibernetik në çdo kohë, raporton abcnews.al
Shifrat e publikuara nga gazeta britanike janë tronditëse. Shoqata Kombëtare e Mësuesve (NAHT) tha se disa nga anëtarët e saj kanë marrë kërcënime me vdekje sepse u kanë mësuar studentëve barazinë dhe informacione në lidhje me komunitetin LGBTQ.
Vitin e kaluar, u vu re rritje prej 13% në raportet e kërcënimeve për vrasje në Angli dhe Uells, me 42,307 prej këtyre midis prillit 2020 dhe marsit 2021, nga 37,347 një vit më parë. Në vitin 1981 u raportuan vetëm 620 kërcënime ose komplot për të kryer vrasje dhe vetëm 102 në 1971.
Në 2020/21, pati 275,628 raportime për kërcënime, sipas Anketës së Krimit në Angli dhe Uells. Prej tyre, vetëm 1,096 shkuan deri në gjykatë në 2020, nga 1,511 në 2010. Profesor Neil Chakraborti, beson se këto statistika mund të nënvlerësojnë shkallën e vërtetë të problemit. Pasi ka intervistuar më shumë se 2,000 viktima të krimit të urrejtjes, Chakraborti nxori 3 përfundime.
Së pari, mediat sociale dhe emailet e kanë bërë çdo gjë më të lehtë dhe të menjëhershme në dërgimin e mesazheve kërcënuese.
Së dyti është kultura moderne e përgjegjësive dhe luftërat kulturore polarizuese që ndodhin në të gjitha mediat, të cilat janë pjesë e kësaj bote binare dhe të shtrembëruar”. “Faji është kudo, në çdo kontekst dhe ne jemi të lirë t’i kërkojmë llogari njerëzve tani.”
Së treti, gjuha e urrejtjes është bërë aq e zakonshme sa shumica e kërcënimeve me vdekje kanë humbur disi fuqinë e tyre. Duket se ka pak pasoja për ata që përdorin gjuhë agresive, qoftë nga përkufizimi i Daily Mail që i quan ata “armiq të popullit” ose nga një president i SHBA-së që i ka përshkruar emigrantët meksikanë si “përdhunues” .
Për rrjedhojë, ata nuk e kuptojnë seriozitetin e asaj që po bëjnë dhe ndikimin që ka diçka e tillë.
/abcnews.al