Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rritja e çmimit të naftës ndikon në ekonomi”/ Erald Themeli: Stagflacioni? Skenar i largët, por jo i pamundur

schedule20:25 - 3 Prill, 2026

schedule 20:25 - 3 Prill, 2026

Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli thotë se rritja e çmimieve do të varet nga çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Themeli u shpreh se ekonomia shqiptare nuk rrezikon stagflacionin, pra rritje ekonomike në pragun 0,1 përqind.

Sipas tij, ky është një skenar i largët ekonomik, por jo i pamundur.



“Rritja e çmimit të naftës do nënkuptojë faturë importi më të lartë. Financon importin e huaj. Gjithçka do varet nga evoluimi i situatës në të ardhmen. Ndikimi do të jetë i dukshëm. Mund të kemi inflacion më të lartë. Kjo është goditje oferte. Stagflacioni është term i rëndë, nënkupton nivel të lartë stanjacioni, pra rritje ekonomike në pragun 0.1 përqind. Jo, nuk mendoj se jemi pranë një situate stagflacioni. Nuk është tërësisht i pamundur, por është skenar i largët ekonomik. Ekonomia shqiptare pritej të kishte trende pozitive. Edhe goditja ravizohet në horizont, sjell nivel të lartë pasigurie. Paralelisht me vendimin që u ndërmor, u theksua fakti që situata është në monitorim të vazhdueshëm. Shumë do të varet nga çfarë do ndodhë me çmimiet e naftës në tregjet ndërkombëtare. Nuk është sekret fakti që bankat qendrore të përballura me goditje oferte, përgjithësisht reagojnë në kahun e rritjes së normave të interesit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!