Rritja e çmimit të energjisë, FMN: Prek të varfrit, sugjerojmë të mbështeten, por jo ulje të TVSH-së

schedule14:39 - 12 Tetor, 2021

schedule 14:39 - 12 Tetor, 2021

Shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun u shpreh se ekonomia shqiptare po përballet me disa sfida të rëndësishme. Ajo tha se qeveria është e vendosur për t’i adresuar.

Duhet një strategji ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore. Autoritet shqiptare të rrisin të ardhurat, të zgjerojnë bazën tatimore, të shmangin abuzimet. Qeveria është e mirë vendosur për t’i adresuar këto sfida. Sistemi bankar ka mbetur stabël dhe likuid.

Synim duhet të jetë ulja e borxhit dhe e deficitit. Të menaxhohen drejt rreziqet që vijnë nga PPP, reforma në gjyqësor është e rëndësishme për të rritur konkurrencën” tha ajo.

Drejtuesja e FMN-së u shpreh se rritja e çmimit të energjisë krijon pasiguri duke ndikuar te shtresat në nevojë prandaj kërkoi mbështetjen e tyre,

Çmimi i energjisë krijon pasiguri. Kriza energjetike prek të varfrit. Sugjerojmë mbështetje për shtresat e varfra”.

Ajo rrëzoi propozimin e PD-së për uljen e TVSH-së për produktet ushqimore. “Jemi kundër heqjes së TVSH-së për produktet ushqimore” tha Sun.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se “rritja e pagave është e pamjaftueshme për ta çuar inflacionin në objektiv”./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!