Rritja e çmimeve ul numrin e importeve, INSTAT: Ulet konsumi

schedule16:56 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 16:56 - 25 Dhjetor, 2022

Inflacioni i lartë ka dhënë efekte edhe në nivelin e importeve.

Sipas të dhënave të INSTAT importet  në vend kanë pësuar rënie me 3.9%  gjatë muajit nëntor krahasuar kjo me një vit më parë.

Rritja e çmimeve është reflektuar në këtë mënyrë në uljen e nivelit të konsumit.

Në uljen e importeve kanë ndikuar negativisht grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 8,2 %  si dhe “ Ushqime, pije, duhan” me 0,6 %.

Por nëse analizojmë  të dhënat si 11 mujor importet e mallrave arritën vlerën 856 mld lekë, duke u rritur me 20,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Kjo tendencë vlerësohet se mund të jetë momentale pasi inflacioni tashmë ka nisur që të stabilizohet.

Po sipas të dhënave të INSTAT Eksportet ndërkohë kanë pësuar një rritje të konsiderueshme  duke  arritur  vlerën 42 mld lekë, ose 12,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga të dhënat vërehet se eksportet kanë pasur uljen më të madhe  me Kosovën./Abcnews.al/ 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!