Eksperti e ekonomisë dhe financave, Enton Duro, në një lidhje me “radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën aktuale të çmimeve në Shqipëri që vijojnë të rriten.
Duro tha se për shkak të situatës ku ndodhet boat në tërësi situata do të vijojë të rëndohet edhe më shumë, ndërsa shtoi se qytetarët shqiptarë sot po paguajnë një çmim të lartë të energjisë.
Ndërkohë Duro qetësoi qytetarët sa i përket një krize të mundshme energjitike në botë, duke thënë se Shqipëria është një vend i vogël, dhe mund të gjejë më lehtë mundësi për tu furnizuar.
Sa i përket anketës ku biznesi gjerman ankohet se në Shqipëri klima e të bëri biznes është shumë e rëndë, ai tha se kjo vjen për shkak të korrupsionit shumë të lartë.
Ndërsa shtoi se një tjetër problem shumë i madh për vendin tonë mbeten forca punëtore, sidomos në sektorin e turizmit, ku ka shumë vende pune, por pak punonjës, për shkak të largimit të të rinjve nga vendi.
Pjesë nga diskutimi:
Xhokaxhi: Sot protestohet, nuk ka reagim të madh qytetar edhe pse çmimet janë shumë të larta. Sa përkon niveli i çmimeve që kemi aktualisht me situatën reale?
Duro: Ne tashmë e dimë që do të futeshim në një situatë inflacioniste, çmimet do të vazhdojnë të rritej, kjo situatë e lançuar edhe nga BQ, BB dhe FMBN. Rritja e çmimeve prek fuqinë blerëse, kuptohet që dhe reagimi qytetar vjen për këtë. Çmimet do të vazhdojnë të rriten. Unë nuk jam shumë i qartë nëse inflacioni 6.7% është një inflacion përfaqësues për nivelin e çmimeve në Shqipëri. Megjithatë e them dhe njëherë që problemi i dytë që mund t’i shtohet kësaj situate është frenimi i aktivitete ekonomik. Të ardhurat ulin fuqinë blerëse.
Xhokaxhi: Kur pyeta se sa përkojnë çmimet me realitetin, pikëpyetja është tek abuzivizmi. Ne kemi disa borde që të vinin në fre biznesin, ajo që shohim është rritja e çmimit të karburanteve, ku në ato qendroret respektohet, ndërsa në disa të tjera janë më të ulëta, e njëjta gjë vlen dhe tek dyqanet. A ka këtu abuzim?
Duro: Në fakt e kam konstatuar dhe unë. Kur çmimi kaloi 258 lekë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës vetëm dy pika e kishin me këtë çmimi. Nëse ka biznes, biznesi do të maksimalizojë fitimin. Arsye se pse këto biznese shesin me çmime më të ulëta, duhet të kuptojmë dhe një gjë, a është e njëjta cilësi, a është e njëjta sasi.
Xhokaxhi: Kjo është enigmë pastaj, si ka mundësi që nuk ka rënie të konsumit?
Duro: Importi i karburantit ka qenë në rënie, rritja e çmimeve frenon konsumin e këtij produkti. A përqaset bordi me çmimet, ky është një diskutim që vijon. Tashmë qytetarët janë të paqartë. Shqipëria është një vend i vogël, mungojnë tregjet konkurruese dhe premisat për abuzim janë më të larta. Rritja e çmimeve ndodh në mënyrë të menjëhershme ndërsa ulja nuk ndodh.
Xhokaxhi: Sa mund të degradojë situata me krizën energjitike, sepse ne jemi në stinën e verës?
Duro: Ky është një problem i shtuar, një frikë për stabilitetin e taksave publike. Ne e paguajmë indirekt faturën e energjisë. Buxheti i shtetit ka alokuar fonde për të blerë energjinë elektrike, në një mënyrë apo një tjetër ne e paguajmë çmimin më të lartë të energjisë elektrike. Kemi inflacionin 6.7% por nuk po kuptojmë se cili është trendi i ekonomisë këto muaj.
Xhokaxhi: A rrezikon Shqipëria një luftë tregtare?
Duro: Nëse ndodh kjo, patjetër që rrezikojmë. Ne jemi të varur nga situata hidrike, ne dimë që reshjet e shiut kanë sjellë një përmirësim të situatës, por në fund të verës mund të përballemi edhe me një krizë të energjisë elektrike. Por si vend i vogël ne e kemi shumë kollaj që të gjejmë edhe energji edhe drithëra. Por do të vijojë të kemi rritje të çmimeve.
Xhokaxhi: Dhënia e parqeve energjetike a është normale në këto momente
Duro: Kjo varet edhe nga investitori, a do të pranonte ai në këtë rast. Patjetër që energjia është siguri kombëtare. Të gjitha këto që ju thoni janë projekte të vonuara, ato duhet të ishin të implementuara. Shqipëria ka 30 vite që ka probleme me energjinë. Kemi një konsum të garantuar, por e paguajmë shumë lart. Pagesa e çmimit të lartë të energjisë elektrike kushton shumë.
Xhokaxhi: Janë bizneset gjermane të cilat thonë se klima e të bërit biznes në Shqipëri është shumë e keqe?
Duro: Ne kemi nivel të lartë të korrupsionit, kë të dimë se e tregon indeksi i korrupsionit. Kriza demografike e cila shoqërohet me probleme me forcat e punës. Kemi një nivel të lartë papunësie, por individë që duan të punojnë në tregun e punës është shumë pak.
/Abcnews.al/