Rritja e çmimeve, britanikët po reduktojnë ushqimin

schedule12:07 - 17 Shkurt, 2023

schedule 12:07 - 17 Shkurt, 2023

Britanikët po reduktojnë ushqimin për shkak të inflacionit, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS). Sasia e blerjeve të ushqimeve nga dyqanet ra me 0.5% në janar, pas një rënie prej 0.7% në dhjetor, pavarësisht festës së Krishtlindjeve.

Sipas deklaratës së agjencisë, “klientët po blejnë më pak ushqime për shkak të kostos së jetesës dhe rritjes së çmimeve të ushqimit”. Shitjet me pakicë u rritën me 0.5% në janar, kryesisht falë promovimeve pas Krishtlindjeve.

Megjithatë, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar rënien prej 1.2% të parë në dhjetor, një sezon pushimesh që zakonisht është i favorshëm për tregtarët.

Kjo mbetet qartësisht nën nivelet para pandemisë, tha ONS. Edhe pse Britania shmangi  recesionin në vitin 2022, shumica e ekonomistëve presin që kjo të mos ndodhë as në vitin 2023.

Sipas të dhënave, gjysma e britanikëve po blejnë më pak ushqime dhe gjëra jo thelbësore (44%) për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!