Rritet vlera e “Legjionarit”, kartoni i Mitaj kushton 3.5 milionë euro

schedule15:36 - 1 Shtator, 2024

schedule 15:36 - 1 Shtator, 2024

Është ende i ri dhe shumëkush ka dyshuar tek ai.

Gjithsesi, Mario Mitaj është një lojtar që po rritet në mënyrë të shpejtë, dhe në moshën 20-vjeçare është standard në formacionin e kombëtares shqiptare, e vlera e kartonit të tij po njeh lartësi të reja.

Siç njoftojnë mediat ruse, mbrotësi që luan për skuadrën e Lokomotiv Moskow, thuajse e dyfishoi çmimin e tij profesional, teksa pas Evropianit vlera e tij është ngjitur në 3.5 milionë euro, nga 2 milionë që ishte në fillim.

Natyrisht, ende jemi në shifra të përmbajtura, ndërsa klubi i Premier Ligës ruse do të donte të fitonte shumë më tepër prej tij, teksa besohet se mund të arkëtojnë 10 deri në 12 milionë euro për lojtarin difensiv.

Kjo nuk është ndonjë çudi, sepse Lokomotiv pagoi 3 milionë euro, ndërsa “transfermarkt” e vlerësonte kartonin e shqiptarit, që në atë kohë luante në Greqi, vetëm 500 mijë euro.

Së fundmi, në skenë ka dalë edhe emri i Cagliari, gjithashtu në elitën e futbollit italian, ndërsa vetë Mitaj e ka shprehur dëshirën për të luajtur në Evropën Perëndimore, duke e quajtur të plotësuar ciklin e tij në Premier Ligën ruse. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!