Lazio është ndër klubet që insistuan gjatë kësaj kohe për rifillimin e stërvitjeve. Drejtuesit e bardhekaltërve dhe ata të Napolit lajmëruan se skuadrat do të rikthehen në stërvitje javën e ardhshme, opsion që kundërshtohet me forcë nga shumë klube të tjera dhe nga Sindikata e Futbollistëve në Itali.
Kundër kësaj nisme reaguan ashpër dhe Cagliari e Torino nëpërmjet presidentëve të tyre. Kjo situatë e tensionuar ka sjellë tërheqjen e Lazios, që kishte programuar të niste stërvitjen ditën e nesërme (23 mars).
“Rifillimi i seancave stërvitore, që ishin vendosur të nisnin në 23 mars, është shtyrë në një datë që nuk e kemi përcaktuar akoma”, lexohet në komunikatën e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale. /abcnews.al
#TrainingSession ?
Posticipata la ripresa degli allenamenti➡️ https://t.co/wzo1KQx7pM pic.twitter.com/B6kftdDIZz
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) March 22, 2020