Rritet presioni për armëpushim në Gaza/ 22 të vdekur gjatë natës

schedule10:08 - 3 Qershor, 2024

schedule 10:08 - 3 Qershor, 2024

Të paktën 12 persona u vranë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet gjatë natës nga forcat izraelite në qytetet Khan Younis dhe Rafah në Gazën jugore.

Izraeli ka kryer rregullisht sulme ajrore në Rafah që nga fillimi i luftës më 7 tetor dhe ka kërcënuar se do të dërgojë trupa tokësore, duke thënë se Rafah është bastioni i fundit i madh i Hamasit në Gaza.

Mbi një milion palestinezë kanë kërkuar strehim në qytetin në kufirin me Egjiptin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët i kanë kërkuar Izraelit të mos e pushtojë Rafahun, nga frika e një katastrofe humanitare.

Ndërkohë, kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, bëri sërish presion të dielën mbi lëvizjen islamike palestineze Hamas për të pranuar propozimin izraelit për shpalljen e armëpushimit në Rripin e Gazës, ku forcat e armatosura të Izraelit vazhdojnë bombardimet dhe operacionet tokësore.

“Sekretari amerikan i Shtetit vlerësoi vullnetin e Izraelit për të përfunduar një marrëveshje dhe theksoi se tani është Hamasi ai që ka për detyrë ta pranojë atë,” tha ai në deklaratën për shtyp të lëshuar nga Matthew Miller.

/abcnews.al