Rritet numri i viktimave nga zjarret në Kili, presidenti: Tragjedia më e madhe që nga tërmeti i vitit 2010

schedule23:29 - 4 Shkurt, 2024

schedule 23:29 - 4 Shkurt, 2024

Rritet numri i viktimave për shkak të zjarreve që kanë përfshirën rajonin e Valparaiso, në Kili. Sipas autoriteteve të paktën 99 persona kanë humbur jetën.

Erërat e forta kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi duke vështirësuar punën e ekipeve zjarrfikëse për të neutralizuar flakët. Autoritetet shprehen të frikësuar pasi numri i viktimave mund të rritet në vijim.

“Kjo është tragjedia më e madhe që po përjetojmë që nga tërmeti i vitit 2010”, kështu është shprehur presidenti i vendit Gabriel Boric në një fjalim drejtuar qytetarëve.

Ndërkohë vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Më shumë se 90 fronte janë ndezur në të gjithë vendin, duke djegur më shumë se 400,000 hektarë deri më tani, ndërsa dhjetëra persona konsiderohen të zhdukur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!