Rritet numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Tibetin

schedule09:26 - 7 Janar, 2025

schedule 09:26 - 7 Janar, 2025

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin malor të Tiberit është rritur në 95 ndërsa 130 kanë mbetur të lënduar.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepal dhe pjesë të Indisë. Videot e publikuara nga transmetuesi shtetëror i Kinës treguan ndërtesa të shkatërruara, ndërsa punonjësit e shpëtimit përpiqeshin të ndihmonin vendasit.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!