Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i viktimave nga Covid në Maqedoni, konfirmohen 121 raste të reja

schedule16:47 - 10 Shtator, 2020

schedule 16:47 - 10 Shtator, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar pozitiv me Covid 121 raste të reja dhe  tre persona kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 1.410 testime janë regjistruar 121 raste të reja me koronavirus.

Prej rasteve të reja 33 janë në Shkup, 8 Kumanovë, Shtip 6, Prilep 2, Tetovë dhe Strugë me nga 6 raste, Veles 3, Manastir 6, Ohër 11, Kavadar dhe Gostivar 4, Gjevgjeli 3, Strumicë 3, Kriva Pallankë 9, Radovish dhe Krushevë 1, Koçani 5, Makedonski Brod, Berovë, Vallandovë dhe Vinicë me nga 1 rast, Dellçevë 3, Sveti Nikole 2 dhe Kërçovë 1 rast, njofton Telegrafi Maqedoni.



Ndërkohë viktimat e orëve të fundit janë dy nga Prilepi (61 vjet dhe 83) dhe një pacient nga Struga (60).

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 15.414 persona mes të cilëve 637 kanë humbur jetën.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!