Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën nga koronavisuri 5 persona duke e çuar në 271 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49 vjeçar nga Peqini, një 52 vjeçar nga Durrësi, një 72 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçare dhe një 82 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ndërkohë janë konfirmuar pozitiv me Covid 112 raste të reja.
LEXO EDHE: Shënohen 112 raste të reja me Covid-19 në vend, rritet numri i të shëruarëve
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë.
132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë.
COVID-19 – Statistika (28 Gusht 2020)
Testime totale 60418
Raste pozitive 9195
Raste të shëruara 4923
Raste Aktive 4001
Humbje jete 271 (Qarku Tiranë 128, Durrës 38, Shkodër 35, Elbasan 14, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2063
Durrës 527
Shkodër 282
Fier 149
Lezhë 187
Korçë 184
Vlorë 137
Kukës 136
Elbasan 161
Berat 80
Gjirokastër 41
Dibër 54./abcnews.al