Rritet numri i viktimave, humbin jetën 11 paciente, konfirmohen 597 raste me Covid

schedule16:44 - 15 Nëntor, 2020

schedule 16:44 - 15 Nëntor, 2020

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 597 raste dhe 11 viktima.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501 testime, prej të cilave 395 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër,  nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë,  nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

Ndërkohë sipas raportimit të Ministrisë në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana, një 56 vjeçare nga Dibra, një 65 vjeçar nga Lushnja, një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

 

Njoftimi i Ministrisë se Shëndetësisë: 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2501 testime, 122 të shëruar, 597 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501 testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër,  nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë,  nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,

një 56 vjeçare nga Dibra,

një 65 vjeçar nga Lushnja,

një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (15 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                                         597

Të shëruar ne 24 orë                                      122

Të shtruar në spitale                                       393

Humbje jete në 24 orë                                  11

Testime ditore                                                  2,501

 

Testime totale              155,650

Raste pozitive                       27,830

Raste të shëruara               12,889

Raste Aktive                           14,318

Humbje jete                            623

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6891

Durrës                  1218

Fier                         1076

Korçë                     892

Shkodër                852

Elbasan                  771

Vlorë                    641

Lezhë                     638

Berat                    438

Gjirokastër           416

Kukës                      339

Dibër                     146

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!