Studiuesi i klimës në laboratorin “Dynamics Fluid Geofysical Fluid NOAA”, Hiroyuki Murakami se gjatë viteve të fundit është vënë re një rritje e numrit të uraganeve.
Sipas studiuesit theksohet se në 40 vitet e fundit Bregu Lindor i SHBA-së është goditur nga dhjetëra uragane, ku si shkak i kësaj shikohet se ndotja nga njerëzit mund të ketë rritur mundësinë e stuhive të baseneve të Atlantikut.
“Ulja e ndotjes së aerosolit gjatë 40 viteve të fundit, së bashku me disa shpërthime vullkanike, luajtën rolin më të madh në rritjen e numrit të uraganeve”, ka theksuar Murakami.
Ky është i fundit në një linjë studimesh që kërkon të ndajë marrëdhëniet komplekse midis ndryshimit të klimës dhe ndryshueshmërisë natyrore në formimin e uraganeve, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ndërkohë një tjetër shkencëtar kërkimesh në universitetin Shtetëror të Kolorados që nuk është i përfshirë në studim, Phil Klotzbach ka theksuar se deri më tani nuk kanë një siguri në lidhje me fenomene të tilla dhe sipas tij mbeten në kuadrin e hipotezave.
“Në këtë pikë, nuk ka asnjë ngjarje që është 100% e drejtuar në mënyrë të natyrshme dhe nuk ka asnjë ngjarje që është 100% pjesë e ndryshimit të klimës. Të gjitha janë hije gri”./abcnews.al