Ka shkuar në 18 numri i të vdekurve nga një sulm me raketa në një qendër tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk.
Rreth 1,000 civilë vlerësohet të ishin brenda qendrës në kohën e sulmit rreth orës 15:50, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
Udhëheqësit e grupit G7 të kombeve më të pasura, të cilët u takuan në Gjermani, e dënuan sulmin, duke e quajtur të neveritshëm dhe krim lufte.
“Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.
Rusia është fajësuar për sulmin, i cili gjithashtu plagosi të paktën 59 persona dhe ka frikë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.
Pamjet e publikuara treguan ndërtesën e përfshirë nga flakët dhe tymi i zi i dendur që ngrihej në qiell.
Presidenti i Ukrainës Zelensky e përshkroi sulmin si një nga aktet terroriste më të pacipë në historinë evropiane.
Ai tha se qendra tregtare nuk kishte asnjë vlerë strategjike për Rusinë dhe nuk përbënte rrezik për forcat e saj.
“Vetëm terroristët krejtësisht të çmendur, të cilët nuk duhet të kenë vend në tokë, mund të godasin me raketa një objekt të tillë,” shtoi ai. /abcnews.al