Rritet numri i të infektuarve, Zelanda e Re zgjat masat e kufizimit edhe për 12 ditë të tjera

schedule14:48 - 14 Gusht, 2020

schedule 14:48 - 14 Gusht, 2020

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të zgjasë për 12 ditë të tjera kufizimet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pasi numri i personave të infektuar është rritur në 29.

Ekzistojnë katër “nivele të alarmit” në Zelandën e Re, dhe Auklland është në nivelin e tretë, ndërsa pjesa tjetër e vendit është në nivelin e dytë.

Origjina e shpërthimit të ri në Auklland, qytetin më të madh të Zelandës së Re, me popullsi prej 1.5 milion banorëve, është duke u hetuar ende.

/abcnews.al/