Rritet numri i të infektuarve në Iran, 2875 raste të reja në 24 orë

schedule13:50 - 2 Prill, 2020

schedule 13:50 - 2 Prill, 2020

Irani ka raportuar 124 vdekje të tjera nga koronavirusi të enjten, duke çuar  numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,160, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpoor.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ndërkohë arriti në 50 468, me 2,875 raste të reja të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, tha Jahanpoor.

Një total prej 16,711 pacientësh janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet në të gjithë vendin, ndërsa 3.965 pacientë të shtruar në spital mbeten në gjendje kritike.

Irani është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!