Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, humbin jetën 25 persona

schedule16:27 - 3 Maj, 2021

schedule 16:27 - 3 Maj, 2021

Është ulur ndjeshëm numri i rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut. Gjatë  24 orëve të fundit në vendin fqinj nga 572 testime janë konfirmuar vetëm 62 raste të reja.

Ndërkohë duket se vijon të jetë i lartë numri i personave që humbin jetën, ku gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 25 persona.

Rastet e reja sipas ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 32 janë në Shkup, nga 7 në Prilep dhe Shtip, 5 Kumanovë, Strumicë 4, Kavadar 3, Veles, Koçani, Kërçovë dhe Vinicë 1.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni ka shkuar bë  152 747 persona, mes të cilëve kanë fituar betejën me Covid 133 871 pacientë dhe kanë humbur jetën 4 961 qytetarë. /abcnews.al