Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj në Itali kanë rezultuar të infektuar me Covid, 3 970 raste të reja nga 292 872 testime të kryera.
Sipas raportit të fundit rezulto se kanë humbur jetën 67 persona dhe betejën me Covid e kanë fituar 6 850 qytetarë.
Ndërkaq në spital vijon të jetë i ulët numri i pacientëve të shtruar, ku bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë larguar nga spitali edhe 141 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4,645,853 qytetarë, mes të cilëve 130 488 pacientë kanë humbur jetën dhe betejën me sëmundjen e kanë fituar 4 408 806 qytetarë./abcnews.al