Rritet numri i të infektuarve me Covid në 24 orë në Itali, humbin jetën 13 persona

schedule17:39 - 26 Gusht, 2020

schedule 17:39 - 26 Gusht, 2020

Gjatë 25 orëve të fundit në Itali është shënuar një rritje e numrit të rasteve të reja me koronavirus. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, 13 persona kanë humbur jetën dhe 1 367 persona janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga Covid në Itali ka shkuar në 35.458 persona dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve në 262 541.

Gjatë orëve të fundit në vendin fqinj janë shëruar 314 pacientë duke e çuar në 206.329, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima për të dytën ditë radhazi, 87 të shëruar dhe 269 raste të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur 98 804./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!