Rritet numri i të infektuarve me Covid, humbin jetën 11 persona në Maqedoni

schedule16:30 - 28 Shkurt, 2021

schedule 16:30 - 28 Shkurt, 2021

Në Maqedoninë e Veriut gjatë orëve të fundit është shënuar  305 raste të reja me Covid dhe kanë humbur jetën 11 persona.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja janë konfirmuar 153 janë në Shkup, 30 Kavadar, Kumanovë 22, Prilep 21, Tetovë 18, Negotinë 14, Ohër 11, Gostivar dhe Gjevgjeli 6, Strugë 5, Shtip dhe Manastir 4, Resnjë, Veles dhe Dellçevë 2, Strumicë, Kërçovë, Bogdanci dhe Demir Kapi 1.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 167 pacientë dhe 11 të tjerë kanë humbur jetën ku katër prej tyre janë nga Shkupi, 3 nga Prielpi, 2 nga Gjevgjelia, dhe nga 1 në Kumanovë dhe Manastir.

Nga fillimi I pandemisë e deri më tani janë konfimruar të infektuar me Covid 102 787 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 3 137 persona.e.su. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!