Rritet numri i të infektuarve me Covi, humbin jetën 22 persona në Maqedoni

schedule17:12 - 8 Shkurt, 2021

schedule 17:12 - 8 Shkurt, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit një numër i lartë i pacientëve që kanë qenë me Covid kanë humbur jetën. Sipas raportit më të fundit nga ministria e Shëndetësisë mësohet se kanë humbur jetën 22 pacientë të infektuar me Covid dhe janë konfirmuar pozitiv 75 raste të reja nga 726 testime.

Rastete e reja të konfirmuara me Covid janë në Shkup-45, Kavadar-11, Prilep-8, Strugë-3, Negotinë-2, Tetovë-2, Veles-2, Kumanovë-1 dhe Koçan-1.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar numër rekord të të shëruarve, prej 1440 pacientëve.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 94.871, prej të cilëve 85.439 janë shëruar, ndërsa 2.946 kanë ndërruar jetë. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!