Gjatë orëve të fundit në Itali është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të viktimave krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 88 persona duke e çuar në 33 689 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ndërkohë janë konfirmuar të infektuar 177 persona, duke e çuar në 234 013 numrin e të infektuarve në këtë shtet që është një ndër të prekurit nga Covid 19.
Aktualisht janë 5503 pacientë të shtruar në regjim spitalor e 338 në repartet e terapisë intesive, ndërkaq pacientë të shëruar deri më sot janë 161 895 dhe janë 957 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë./abcnews.al