Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali duke e çuar në 35 129 numrin e viktimave nga Covid.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë orëve të fundit u regjistruan edhe 289 raste të reja pozitiv, duke e çuar në 246.777 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Në vend sot pati edhe 275 të shëruar për një total prej 199.031 ish pacientë.
Në Rajonin e Lombardisë sot u raportua për zero viktima nga koronavirusi, për një total prej 16 802 vdekje, si edhe 46 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 96 054 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali./abcnews.al