Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Itali, humbin jetën 331 persona

schedule17:36 - 11 Prill, 2021

schedule 17:36 - 11 Prill, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë bërë 253 100 testime mes të cilëve kanë rezultuar pozitiv me Covid 15 746 persona.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 331 persona me një ulje të lehtë përsa i përket numrit të personave që humbën jetën.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në  3,769,814, mes të cilëve kanë humbur jetën 114,254 persona dhe janë shëruar 3,122,555 pacientë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!