Rritet numri i rasteve të reja me Covid në Berat, mes të infektuarve një mësues dhe dy mjekë

schedule21:08 - 17 Nëntor, 2020

schedule 21:08 - 17 Nëntor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë konfirmuar 41 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 501 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në këtë qark.

Burime për ABC bëjnë me dije se mes rasteve të reja me Covid janë një mësuese në fshatin Karkanjoz  dhe dy mjekë.

Sipas informacioneve pozitiv me Covid është konfirmuar një mjek në qendrën shëndetësore Nr 2 dhe një mjek neurolog në spitalin në Berat.

LEXO EDHE: Rekord pas rekordi, rreth 700 raste të reja me Covid-19 dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ndërkohë këtë të martë në vendin tonë janë konfirmuar 694 raste të reja dhe kanë humbur jetën 6 pacientë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!