Numri i personave me sëmundje seksualisht të transmetueshme është rritur në SHBA. Madje këto sëmundje i janë rithyer edhe atyre që u ishin zhukur prej kohësh.
Në vitin 2017 janë regjistruar 2.3 mln të infektuar, që është edhe numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë, pavarësisht faktit që numri i marrëdhënieve seksuale është ulur ndjeshëm.
Alarmi mbërrin nga raporti i fundit i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sipas të cilit, në vitin e fundit në SHBA të gjitha rastet janë klamidia, gonorrhea dhe sifilid.
Sipas statistikave, Amerika po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Nga viti 2013 deri në 2017 rastet e të prekurve me gonorrhea janë rritur me 67%, me sifilid 76% dhe me clamidia 22%.
Mjekët specifikojnë se deri 10 vjet më parë numri i të prekurve nga këto sëmundje ishte pothuajse sporadik. Ndër shkaqet kryesore, sipas ekspertëve, janë sjelljet seksuale të guximshme, ulja e raporteve të mbrojtura dhe rritja e përdorimit të drogave. Moshat më të prekura janë nga 15-24 vjeç.
Klan Plus