Rritet numri i pacientëve të shëruar, 6 viktima dhe 183 raste me Covid në Maqedoninë e Veriut

schedule18:06 - 24 Janar, 2021

schedule 18:06 - 24 Janar, 2021

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se 6 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Autoritetet raportojnë se nga 1, 466 teste të realizuara, 183 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1731 pacientë, ndërsa rastet aktivë janë rreth 10,000.

/abcnews.al/