Në muajin korrik 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 milionë e 315 mijë apo 2. 2 për qind më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 396 mijë e 100 apo 8. 6 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovë , në korrik me transport hekurudhor numri i udhëtarëve ishte 5 mijë e 530 apo 8,4 për qind më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin korrik 2023 numri i përdoruesve te rrjetit telefonik fiks ishte 66 mijë e 639 apo 6.5 % më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 193 309 apo 4,1 % më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.
“Për telefoni mobile, në muajin korrik 2023 numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 619 856 apo 3,3% më pak së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 284 618 apo 5,7% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar”, thuhet në raportin e ASK-së.