Nga të dhënat e publikuara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve (Ofpra), mësohet se numri i aplikantëve për azil në vend arriti në 132.614 persona. Në krahasim me një vit më parë, u rritën me 7.3 për qind në vitin 2019.
Derisa aplikimet janë rritur me 7.3 për qind në krahasim me një vit më parë, shumicën e aplikantëve për azil e përbëjnë shtetas nga Afganistani, Guinea, Gjeorgjia dhe Shqipëria.
Gjithashtu numri i të huajve ilegalë që u dëbuan nga Franca vitin e kaluar u rrit me 10 për qind në krahasim me një vit më parë.
Edhe në vitin 2017 në Francë kërkesat për azil kishin shënuar rritje.
Kryeministri francez, Edouard Philippe në një deklaratë në tetor të vitit të kaluar tha se “Kërkesat për azil në vendet e tjera evropiane në vitin 2018 u ulën me 10 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërsa aplikimet e bëra në Francë u rritën me 22 për qind për të njëjtën periudhë. Sot sistemi i azilit është i bllokuar”.