Rritet norma e interesit/ Banka Shqiptare: Kriza bankare nuk prek Shqipërinë

schedule20:06 - 23 Mars, 2023

schedule 20:06 - 23 Mars, 2023

Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të rrisë për herë të parë për këtë vit rritjen e normës bazë të interesit duke e çuar atë në nivelin 3%. Kreu i Bankës Qendrore argumentoi se ky vendim ishte i detyruar për të stabilizuar nivelin e lartë të inflacionit. Rritja e normës pritet të sjellë shtrenjtim të kredive.

Banka e Shqipërisë ka rritur përsëri normën bazë të interesit duke e çuar atë në nivelin 3%. Kreu i Bankës Qendrore deklaroi se kjo masë është e domosdoshme dhe në linjë me bankat e tjera ndërkombëtare. Rritja e normës bazë të interesit pritet që të shkaktojë një shtrenjtim të kësteve të kredive për qytetarët por edhe për bizneset

Guvernatori Gent Sejko sqaroi se kriza e bankave në Evropë dhe në SHBA nuk ka efekte në sistemin bankar shqiptar. Kreu i Bankës së Shqipërisë theksoi se nuk parashikohet që në muajt në vijim të vendoset për ulje të normës bazë të interesit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!