Autoritetet meksikane kanë ngritur nivelin e alarmit për vullkanin Popocatepetl, i cili ka rritur aktivitetin e tij dhe mund të ndikojë në trafikun ajror dhe jetën e atyre që jetojnë aty pranë, duke përfshirë edhe popullsinë më larg.
Mediat e huaj shkruajnë se mbrojtja Civile ka njoftuar se niveli i alarmit është rritur nga “faza 2 e verdhë në fazën 3 të verdhë” pasi operacionet në aeroportin e Mexico City u pezulluan përkohësisht të shtunën për shkak të rënies së hirit.
Niveli aktual është ai që i paraprin vijës së kuqe, me rrezikshmëri të lartë, i ndarë gjithashtu në dy faza, shpjegoi në konferencën për shtyp koordinatorja e Mbrojtjes Civile, Laura Velázquez.
Popocatépetl, i vendosur në Meksikën qendrore, është një nga vullkanet aktive më të rrezikshme në Amerikën Latine. Ajo rifilloi aktivitetin e saj shpërthyes në vitin 1994./abcnews.al