Qytetarët shqiptarë kanë shtuar interesin për pensionet vullnetare. Gjatë vitit të kaluar në skemë u shtuan mbi 6 mijë kontribues. Numri i anëtarëve është zgjeruar me rreth 16% në krahasim me vitin 2023.
Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private rezultoi 44,926 persona deri në fund të vitit 2024 dhe pjesëmarrja është thuajse e njëjtë midis meshkujve dhe femrave.
Ndërkohë që në vlerë skema e pensioneve private ka arritur në rreth 12.8 miliardë lekë.
Por pavarësisht kësaj tendence gjithmonë në rritje gjatë viteve të fundit pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë në skemën e pensioneve private vlerësohet ende e ulet.
Nga të dhënat konfirmohet se aktualisht në këtë skemë Numri i individëve që kontribuojnë në një pension privat është rreth 6% e numrit të përgjithshëm të kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore.
janë më pak se 3% e forcave të punës. Ekspertët sygjerojnë këtë pjesëmarrjen në këtë skemë pasi nëse pensionet private do të ishin më të zhvilluara kjo do të lehtësonte barrën e skemës publike. Për të nxitur këtë skemë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka ndërmarr disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skemë, ndërhyrjet synojnë të ulin tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste.
Në Shqipëri skema e pensioneve private mbetet ende e panjohur për popullsinë e gjerë por ajo ofron një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave. Nëse një person ka mbyllur para në skemën private të pensioneve paratë e investuara nuk humbasin, ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionistit. Pensionet private janë një skemë sociale që operojnë në Shqipëri prej 17 vitesh./abcnews.al

